Policia meksikane gjen një trup të pajetë në qendrën stërvitore të Iranit

Agjencia e lajmeve AFP ka raportuar se një trup u gjet në një parking pranë stadiumit ku stërvitet ekipi kombëtar iranian i futbollit në Tijuana, Meksikë.

Sipas agjensisë në fjalë mësohet se trupi ishte në bagazhin e një makine me targa të Kalifornisë. Trupi i dekompozuar u zbulua nga një ekuipazh i makinës patrulluese.

“Gjatë një kontrolli të automjetit, ata gjetën një person të mbështjellë me një qese të zezë në bagazh, duke treguar shenja dhune”, tha për AFP një zëdhënës i zyrës së prokurorit publik të Tijuanës.

Metropoli meksikan në kufi me SHBA-në konsiderohet si një nga qytetet më të rrezikshme në botë. Sipas statistikave zyrtare, më shumë se 1,200 njerëz u vranë në Tijuana vetëm në vitin 2025. Kjo është një nga arsyet pse ekipi iranian shoqërohet gjithmonë nga ushtarë të armatosur gjatë rrugës nga hoteli në stadium.

Të premten, ekipi u largua nga stadiumi vetëm pak minuta pasi u zbulua trupi. Iranianët fillimisht duhej të ngrinin kampin për Kupën e Botës në Tucson të Arizonës, por për shkak të luftës në Lindjen e Mesme, baza e tyre u zhvendos në Tijuana më pak se tre javë para fillimit të turneut.