Sulmuesi i Francës, Ousmane Dembélé, i intervistuar nga Marca, foli për kritikat e shumta që i janë bërë Mbappé-s në Spanjë: “Ata kanë qenë shumë të padrejtë me të. Ndonjëherë është ekzagjeruar vetëm sepse është Kylian Mbappé”.
“E kritikojnë për mënyrën se si i lidh këpucët ose si i vesh çorapet… është shumë. Nuk duhet të jemi kaq të ashpër, ai është një qenie njerëzore, si dhe një lojtar i jashtëzakonshëm. Këtu në ekipin kombëtar, ai është udhëheqësi dhe kapiteni ynë”.
Lidhur me Zidane-n, një pasardhës i mundshëm i Deschamps: “Zidane është më i madhi, një ikonë e vërtetë e futbollit francez. Shpresojmë ta mirëpresim një ditë në ekipin kombëtar. Ai do të bënte një punë të shkëlqyer sepse është një fitues i lindur”.

