Rooney dhe Bale; jashtë Anglisë dhe Uellsit për ndeshjet e muajit qershor

Wayne Rooney dhe Gareth Bale nuk do të jenë në dispozicion të kombëtareve të tyre; Anglinë dhe Uellsin  në ndeshjet e tyre të radhës. Në muajin qershor, Tre Luanët do të luajnë kundër Francës dhe Skocisë dhe trajneri Gareth Southgate ka vendosur që të mos besojë te kapiteni i skuadrës së tij këtë radhë. Rooney penalizohet në këtë pikë nga fakti që ai këtë sezon është aktivizuar shumë pak nga trajneri Mourinho te Manchester United duke luajtur vetëm 19 ndeshje. Ndërsa në rastin e Bale, 27 vjeçari nuk do të jetë në sfidën që Uellsi do të luajë ndaj Serbisë  për arsyen e thjeshtë se ai është i skualifikuar për shkak kartonash. Kjo i jep mundësi Gareth Bale që punojë i qetë për të qenë sa më në formë për finalen e Ligës së Kampioneve që do të luhet në 3 qershor në Millennium Stadium të Cardiffit

sfidanti.al