Nuk mund të mungonte në “Arenën e Miqve” edhe njëri nga miqtë më të mëdhenj të stadiumit. Zllatan Ibrahimoviç erdhi me ndihmën e një makine të vogël golfi në stadiumin e Stokholmit, për të ndjekur skuadrën e tij, Mançester Junajtid, në finalen e Ligës së Europës, ndaj ish-skuadrës së tij, Ajaksit. Me këmbën e fashuar dhe të vendosur lart, ai thjesht mundi të bënte disa lëvizje, për të mos lënduar vendin e operacionit.
Në “Arenën e Miqve”, Ibra luajti për Suedinë dhe shënoi një nga golat më të bukur në botë, me roveshatë në largësi ndaj Anglisë, ndaj ai e quajti stadiumin “Zllatan Arena” kur njoftoi në rrjetet sociale, praninë e tij në finale. Ibra mori një medalje, si edhe lojtarët e tjerë, pasi luajti 11 ndeshje dhe shënoi 5 gola përpara dëmtimit.
Sfidanti.al