President, ti merr karton të kuq ne emër të lojës!

Guxim i tepruar!?!? Guximi. Prej guximit. Guximtaret. E pra duhet guxim te gjykosh  drejt dhe te reflektosh. Duhet guxim te luash lojen pa guxuar ta ndotesh ate. Duhet guxim te ndjekesh lojen e ekipit te zemres, sepse keto kohe nuk i dihet asnjehere.Te guxosh keto kohe eshte si  te te mbushet mendja se je nje David ne lufte me Goliath, tejet e veshtire, por jo e pamundur. E mbani mend para ca kohesh kur Presidenti Duka, mprehu tehun dhe luçidoi parzmoren dhe nisi betejen per njeren nga karriket  e KE-se Europiane te Fubollit? Mendoni se iu desh guxim per ate sipermarrje  “personale”, ne kurriz te futbollit mbare. Po jua them une, sepse  guxoj ta them. Ai as nuk e mendoi asnjehere si guxim, sepse  thelle brenda vetes kishte me vete driten e zbehte te kandilit Euro-2016 “made in Armenia”, qe i rifreskonte memorien dhe erresonte gjykimin. Ai vetem nxiti letershkruesit e tij kokeulur te guxonin ta portretizonin. Me siguri po guxoj te mendoj Marin Barletin tek perpelitet nga zilia, qe nuk ishte aq i zoti sa shpura e presidentit, teksa thurte vargje per Skenderbeun. Dhe te mendosh se gjithe ato ore up in the air, e gjithe ajo lodhje, mund, sakrifice,  nuk vlejten asgje? Jo,jo ato ore te gjata pritjeje u perkthyen, ne sulme mbi zarfa  te adresuara me shkrime dore.U perkthyen ne urdhra autoritare dhe ne komanda pa kthim, ato urdhra risollen perseri ne loje kamikazet mendjeshkurter qe perçudnonuan deri ne neveri lojen.

Ne keto kohe vetmie presidenti i trazuar, po tregon dhembet dhe thonjte, po merr persiper te rregulloje balancat, por siç po duken bathet, situata ka marre tatepjeten. Koket e nxehta kane kohe qe, kerkojne kurban. Aty ku mungon ndergjegja, ka imponim dhe diktat. Aty ky mungon merita dhe pasioni per loje, mbin bari i keq. Kush guxoi te ndreqe kasollen e rrenuar dhe ia doli mbane i vetem? Ne keto kohe vetmie, kur nuk te   sheron asgje nga plaget e vjetra dhe ato qe hapen rishtaz, keto kohe te mbrapshta pa ylbere ne mes, une po te ngre kartonin e kuq, jo ate Imagjinarin, jo kartonin e rreckosur te Jorgjit, po te ngre kartonin e ikjes me turp. Ti merr karton te kuq ne emer te lojes. Ti merr karton te kuq ne emer te Futbollit qe djeresin dhe shenon pa bilbil. Ti merr karton ne emer te gjithe femijeve qe lojen e kane pasion dhe qe nuk duhet te deformohen nga sistemi.

Keto kohe vetmie ktheji ne force dhe guxo per nje ikje me jaht ne mesdhe me koken prapa, se mos valle hija e semure po te ndjek nga pas. Mos prit me kot rezultatet e qershorit, nuk e sheh si ta kane braktisur  anijen dhe se nuk flasin vetem pas shpine, nuk e sheh se edhe servilet e tu besnike jane lodhur?Eshte çelur nje sezon i ri gjuetie, jane ne pritje ç’ ngjyre do kete tymi i oxhakut. Guxo dhe fillo te mbushesh valixhen e drunjte, valixhen e kthimit me karton te kuq shenuar. Ky vit ka qene viti me i lodhshem, ky eshte viti i mekatit te madh, mekat qe as lotet e triumfit pa nder nuk e lajne dot. Nese nje dite do te duhet te trokasesh ne dyert e futbollit, do te duhet te  jesh ne banken e te akuzuarit, do te gjykohesh ne emer te kesaj loje, me te cilen luajte dhe fitove pa nder fronin e mbretit te babezitur. Po te dridhet toka nen kembe dhe nuk ke me as kellqe dhe as paterica per t’u mbajtur.

 

 Kreshnik Fede