Murinjo: Ajaksi nuk duhej të ishte në finale të Ligës së Evropës!

Trajneri i Mançester Junajtidit, Zhoze Murinjo, që, me mendimet e tij, tanimë,  me deklaratat që bën, del jashtë kuadrit të së zakonshmes, s’kishte arsye ta humbte rastin.  Kështu edhe deklarata e tij e fundit, ku ai, tani, kritikon UEFA-n se përse Ajaksi ndodhej në finalen e konkurrimit evropian më masiv. Ndoshta, kjo është edhe pjesë e luftës psikologjike kundër Ajaksit kundërshtar. Sipas tij, Ajaksi nuk duhej që të luante në finalen e madhe të Ligës së Evropës, për arsyen e thjeshtë, sepse ky ekip e filloi sezonin, duke konkurruar në Ligën e Kampioneve.

“Ajaksi është një ekip që ka luajtur në Ligën e Kampioneve, pra, ka ardhur, pasi dështoi në këtë Ligë. Unë jam kundër rregullit të UEFA-s që ekipet që kanë luajtur në Ligën e Kampioneve, të vazhdojnë të marrin pjesë në Ligën e Evropës. Ajaksi, tani, do të duhej që të ishte në shtëpinë e vet dhe jo në finalen e Ligës së Evropës që duhet të jetë një Ligë, ku, në finale, duhej të luajnë ata ekipe që kanë nisur të luajnë atje që nga fillimi”, tha Murinjo.

Sfidanti.al