Mourinho’ mjeshtri i Kupave’; 17 triumfe në 25 finale në karrierë

Jose Mourinho shton një tjetër titull në kurrikulumin e tij si trajner. Portugezi drejtoi skuadrën e Manchester United drejt suksesit në Europa Legue që rezultoi të ishte ishte i pari në historinë e ‘Djajve të Kuq’. Ajo e Stokholmit ndaj Ajaxit ishte finalja e 25 e përjetuar në karrierë nga 54 vjecari nga të cilat ai ka dalë triumfues në 17 raste. Këtë sezon Mourinho e drejtoi Manchester United edhe drejt 2 trofeve të tjerë; Community Shield dhe Kupa e Ligës. Me triumfin në Europa League, Manchester United siguroi një vend për në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve dhe për tifozët e ‘Djajve të Kuq’ suksesinë mbrëmjen e së mërkurës shihet si një ogur i mirë. Dhe e gjithë kjo mendohet duke marrë parasysh sesi e nisi Mourinho rrugëtimin drejt sukseseve. Në sezonin 2002/2003 me Porton fitoi pikërisht Europa League që në atë kohë quhej Kupa UEFA dhe një sezon më vonë, në 2004 po me Porton fitoi Ligën e Kampioneve pasi mposhti Monacon në finale 3-0. Suksesi i fundit i Mourinhos në evenimentet ndërkombëtare ishte titulli kampion i Evropës së vitit 2010 me Interin.

sfidanti.al