Kulmi i ironisë: penallti për  Flamurtarin…kunder Vllaznisë!

Haleluja Flamurtari! Më së fundi një fitore e cila nuk matet vetëm me 3 pikë. Një fitore që përmbysi edhe klasifikimin e ndjenjave: fitoi ekipi më pak i dashur,Flamurtari, ndaj ekipit më të dashur të momentit…Vllaznise.  Një fitore me valë ..11 metra, pra me penallti. Dhe kundër kujt? Ndaj Vllaznisë, ekipit më  dominues  dhe më të fortë të momentit, ekipit   që i njeh më mirë se kushdo …biografine e  penalltive.

Apo sa intrigante duket   kur thonë “penallti e çuditshme” apo “penallti me paterica”,  kjo e Flamurtarit ndaj shkodranëve. Ngaqë nuk themi dot ,  ishte apo nuk ishte penallti,   ia shkrepim në hava me terma e çuditshme apo e ..çmendur! Që  do të thotë, vetëm në gjuhën e futbollit tonë të lodhur ,  se dikush që tërheq fijet e fatit,  që ka dy dekada që nuk  “duket”… po kujdeset, edhe pse  me pak vonesë,  edhe për fatin e Flamurtarit…

Sfidanti.al