Në Angli apo në Kinë, rrogë “faraoni” për Grizmanin e Atletikos

Anglia është destinacioni kryesor, por në gojë është zënë edhe Kina. Vetë Antuan Grizman, largon çdo dyshim dhe mërzit jo pak tifozët e Atletikos, duke deklaruar me plot gojën se do të ikë gjatë verës. “Kam ndërmend të largohem, – u shpreh sulmuesi i Francës, – dua të shkoj atje ku mund të fitoj tituj. Në Angli apo në Kinë, nuk e di, por do të largohem”. Natyrisht, nëse flitet për tituj, vendi më i mirë do të ishte Premier Liga, ku Mançester Junajtid e ka bërë lojtarin kauzë kryesore.

Edhe pse Atletiko kërkon 100 milionë euro për kartonin e tij, Murinjo nuk duket se do të tërhiqet, ndërsa pritet t’i japë një rrogë tepër të madhe, 14 milionë euro në sezon. Trajneri portugez kërkon të luftojë për titull dhe për Championsin, ndaj edhe i duhen lojtarët e mëdhenj. Simeone ndërkaq duket se e ka gjetur zëvendësuesin e Grizmanit, dhe ky është sulmuesi i Lionit, Lakazetë.

Sfidanti.al