Të gjitha rrugët të çojnë drejt..zhgënjimit. Flamurtari në vendin e fundit në klasifikim dhe trajneri italian Moriero që po driblon besimin në veten e tij se po i kthen identitetin ekipit. Sikur të kishin arkiva klubet tona, në rastin konkret Flamurtari, nëse do t’i shfaqej trajnerit Moriero filmi “Flamurtari i brezave”, do të pendohej lidhur me atë thotë për identitetin e klubit…
Humbja e fundit me Teutën, sidomos njëri nga golat, e ka ngacmuar më shumë plagët e hapura te Flamurtarit. Goli i tretë i Teutës, ai që u shënua nga Boçi , është “rishfaqja e djallit” ku goli çmohet i rregullt edhe pse pozicioni është dukshëm i parregullt.
Çfarë është ky rast ? – pyet klubi me theks në deklaraten e tij. Dikur , kur nuk bënin pakt me djallin, shfaqej administratori Sinan idrizi dhe anatemonte klanin e topit, sa tundej dheu dhe beu i FSHF-së. Në ditët e sotme, edhe pse është bërë “betimi i madh” në prani të politikës, arbitrat dhe shefat e tyre nuk kanë ç’ti bëjnë zakonit të vjetër…
Sfidanti. al

