Aeroplani i ekipit të futbollit të Nigerisë u detyrua të bënte një ulje emergjente pasi pësoi një çarje në xhamin e përparmë.
“Super Shqiponjat” kishin marrë rrugën në kthim nga Afrika e Jugut, ku fituan 2-1 përballë Lesotos të premten.
Aeroplan çarter i “ValueJet Airline”, i cili ishte përdorur për të dërguar ekipin në Afrikën e Jugut javën e kaluar, u përdor përsëri për udhëtimin e kthimit.
Federata Nigeriane e Futbollit deklaroi se avioni u ndal në kryeqytetin e Angolës, Luanda, për furnizim rutinë me karburant.
Në një deklaratë, federata konfirmoi se xhami i përparmë i avionit pësoi një “çarje të rëndë” në ajër.
Kjo bëri që pilotët të kërkonin ulje emergjente 25 minuta pas nisjes së fluturimit, me aeroplanin që u ul pa probleme në aeroportin e Luandës.