NBA, LeBron një muaj jashtë

LeBron Xhejms pritet të mungojë deri në katër javë për shkak të dhimbjeve në nervin shiatik, lajm të cilin e ka dhënë dje skuadra “Los Angeles Lakers”. Nervi shiatik shkakton dhimbje në pjesën e poshtme të shpinës që përhapet deri në këmbë, duke e vështirësuar aktivitetin fizik, një problem që pritet ta mbajë jashtë për gati një muaj yllin e NBA-së, duke humbur kështu debutimin në sezonin që ri që do të nisë më 21 tetor. LeBron, pikëshënuesi më i mirë në histori të NBAsë, nuk ka munguar asnjëherë në nisje të sezonit gjatë 22 viteve të karrierës së tij. Me 1562 paraqitje në sezonet e rregullta, ai është vetëm 50 ndeshje larg thyerjes së rekordit të Robert Parish, ish-yllit të “Boston Celtics”.