Napoli arrin të bindë Dries Mertens që të qëndrojë në Serinë A. Klubi italian ka mundur të gjejë marrëveshjen me sulmuesin belg për rinovimin e kontratës edhe për 3 vjet të tjerë deri në vitin 2020. Mësohet se Dries Mertens do të përfitojë nga kontrata e re që do të nënshkruajë me Napolin, një pagë prej 4 milionë Eurosh në sezon, një shifër së cilës pritet t’i shtohen edhe shpërblime të tjera. Në të njëjtën kohë, kontrata e re e sulmuesit belg ka përfshirë edhe klauzolën e zgjidhjes së saj prej më shumë se 28 milionë Eurosh, klauzolë që u vendos me kërkesë të vetë futbollistit që e sheh atë si një opsion që mund të përcaktojë edhe të ardhmen e tij në një kohë të mëvonshme
sfidanti.al