Gëzon Fabio Fognini; bashkëshortja Flavia Pennetta sjell në jetë vogëlushin Federico

Eliminimi nga Alexander Zverev në turneun Masters të Romës  kaloi në plan të dytë për Fabio Fognini. Tenisti italian në fakt u bë prind për herë të parë pasi bashkëshortija e tij Flavia Pennetta solli në jetë djalin e tyre, Federico. Çifti Fognini e bëri të ditur lajmin nëpërmjet një postimi në rrjetin scoail Twitter në mëngjesin e kësaj të premteje duke i thënë mirëseardhjen në jetë të vogelushit Federico duke shtuar se gjithcka shkoi mirë. Flavia Pennetta përpara dy javësh në një intervistë për të përditshmen ‘La Gazzetta Dello Sport’ kishte deklaruar se shpreson që të ketë fëmijë të tjerë. ‘Do të na pëlqente që ky të mos jetë fëmija i vetëm, por të shohim se cfarë do të ndodhë me të-tha Pennetta-gjatë shtatzënisë kam udhëtuar, kam ecur shumë, jam stërvitur në palestër, ndoshta ai do të kërkojë të ‘hakmerret’ që nga minuta e parë. Por unë nuk do ndalem; Do qëndrojmë në Barcelonë disa javë dhe në korrik do të kthehemi në Milano për të komentuar Ëimbledonin’.

sfidanti.al