Malaga në dilemë: Ta mundë Realin për 600 000 euro apo të humbasë per 1 milion?

Se cili ekip do të dalë kampion i Primerës spanjolle, do të përcaktohet, këtë të diel, kur do të zhvillohet edhe raundi i fundit i kampionatit spanjoll. Të gjithë sytë e opinionit publik, në Spanjë, do të përqëndrohen në ndeshjen, në “La Rosaleda” të Malagës, me të cilën do të luajë Reali i Madridit. Duke qenë se ekipi “mbretëror” ka tri pikë epërsi ndaj Barcelonës në tabelën e klasifikimiit, bëhet e qartë se një humbje e ekipit të Zidanes do të thotë që titulli t’i kalojë ekipit katalonjas që nuk pritet që të ketë ndonjë problem me Eibarin në “Kamp Nou”. Malaga, nga ana tjetër, nuk është një kundërshtar i lehtë, duke pasur parasysh fitoren e parapakkohshme të saj 2-0, në “shtëpi”, pikërisht, kundrejt Barcelonës. Sidoqoftë, situata e krijuar, në prag të ndeshjes Malaga-Real, është mjaft interesante, pasi ky ekip i jugut të Spanjës, edhe nëse fiton dhe edhe nëse humbet, do ta mbushë arkën e vet, vetëm së në rastin e dytë më tepër sesa në rastin e parë!

Sipas rregullave që ka Primera spanjolle, secili klub që do të zëjë deri në vendin e 10-të të tabelës së klasifikimit të saj, do të marrë, automatikisht, si bonus, 600 000 euro. Nëse Malaga do që t’i marrë këto para, ajo duhet që ta mundë Realin. Por, nuk duhet të harrohet as klauzola që përmban kontrata e Iskos mes krerëve të Realit dhe të Malagës që kanë rënë dakord se klubi madridas (Reali) do të duhet që t’i paguajë Malagës 1 milion euro, në rast se Isko do të fitojë titullin kampion me bluzën e Realit gjatë pesë viteve të ardhshëm! Kështu që Malaga ndodhet në një pozitë përfituese në të dy rastet: ta mposhtë Realin dhe të fitojë 600 000 euro dhe mirënjohjen e Barcelonës ose të humbasë dhe të fusë në arkën e saj 1 milion euro. Se cili nga rastet do të mbizotërojë, këtë ne do ta mësojmë mbas ndeshjes Malaga-Real, të dielën, në orën 20:00.

Sfidanti.al