Për kë bien daullet, Kukësin apo Skënderbeun? Në FSHF thonë : fitojnë arbitrat!

Të gjitha rrugët të çojnë në Budejovice, thuhej tek Shvejku i famshëm. Të gjitha shuplakat e Superligës shkojnë vetëm tek arbitrat, thuhet në “Shvejkun e topit” që fshihet në sirtarin e zyrave te Federates.  Ajo që ndodhi në javën e 34-t, ku arbitrat garonin me njëri- tjetrin për ta ngritur më lart bustin e antifutbollit, u mallkua edhe nga vetë ata që po drejtonin  eksperimentin më të rrezikshëm të këtyre viteve të fundit.  Çfarë po ndodh, në këtë dreq kampionati? Këtë pyetje mund ta bëjë një tifoz i thjeshtë,  por kur shfaqet edhe Tahir Kastrati, presidenti i Shoqates,   me pamjen e prindit që i ka dalë fëmija nga duart,  kjo  është se ç’është.  U  zhdukën  ata me stemë sepse u dënuan si “gjeneralët” e puçit, që donin të devijonin trenin e kampionatit nga shinat, nga shiu ne breshër edhe me keta arbitrat pa stemë e pa nam.  Nuk ka më as Jemin, as Koçi, as Jorgji, madje ka humbur nga sytë edhe Kridenc Meta, “Kolina” pa stemë.  Ajo që po ndodh në javët e fundit, zbuloi  edhe njëhere talentin  e fjalëve të presidentit Duka, kur sapo zbarkoi si humbës i madh nga zgjedhjet në UEFA, gjeti alibinë , atë që s’na kish shkuar mendja  se ..arbitrat  po na tradhëtojnë! Në ato momente, edhe kur humbja ne UEFA-s  ishte debutuese në fytyrën e tij , sikur na tradhëtuan sytë dhe e shikonim  prapë si fitues. Më pas, as nuk mund të flitej për humbje, pasi  u shndërrua në fitore ..sapo dëgjuam borinë për fillimin e gjuetisë së shtrigave qe favorizonin djallin!

Thonë se ky kampionat është bërë që në fund më shumë të flitet për arbitrat, sesa për vetë fituesin e madh të një titulli të drobitur.  Të gjithë pyesin me zemër në dorë: Kukësi apo Skënderbeu? Zëri u kthehet mbrapsht pasi përplaset në muret e FSHF-së dhe frika ndizet më shumë kur dëgjon  përgjigjen: nëse doni arbitra vendas, do të shijoni mrekullinë deri në minutën e fundit!  Po erdhën të huajt në “çadrën” e lojës sonë,  tradhëtia edhe pse do të jetë e pranishme, nuk ka  më bukuri sepse nuk do të jetë..shqiptare!

Sfidanti.al