A e mbani mend, dikur e pandalshme në pista, në fund arriti deri në burg!

Ajo ishtë sinonim i suksesit në atletikë dhe në sport. Gjithçka identifikohej me të. Bota femërore e adhuronte. Ajo i thyente dhe i vendoste rekordet, si me shaka, në pistat e atletikës. Por, më vonë, gjithçka ndryshoi. Në opinionin publik, dolën lajme se ajo përdorte steroide dhe, kështu, filloi hetimi i saj që, më vonë, rezultoi si një nga historitë më të dhimbshme jo vetëm në atletikë, por edhe në sport, në përgjithësi.

Pasi u provua se kishte përdorur substanca stimuluese të ndaluara, ajo u skualifikua nga të gjitha garat e mundshme, ndërsa rekordet e saj janë anuluar nga ana e agjencisë amerikane të antidopingut, USADA, që, gjithashtu, i kërkoi asaj që të kthente të gjitha medaljet olimpike dhe ato të fituara në kampionatet e SHBA-së dhe botërorë. Më pas, ajo u harrua nga opinioni publik, humbi milionat që kishte fituar dhe, madje, bëri edhe burg për dëshmi të rreme. Fjala është për atleten amerikane, dikur mjaft të njohur, Marion Xhons, një nga atletet e para femra milionere që, në shpesh raste, fitonte 70 000-80 000 dollarë për garë, plus, të paktën, një milion dollarë në vit nga bonuset dhe reklamat.

Sfidanti.al