Boksieri britanik, Ento Xhoshua, në ndeshjen e fundit, në Uembli të Londrës, para 90 000 shikuesve, fitoi me nokaut teknik kundrejt boksierit ukrainas, Vladimir Kliçko, ndërkohë që tifozët e boksit po presin me padurim që të mësojnë se cili do të jetë kundërshtari i tij i radhës. Si një nga opsionet potencialë është përmendur Tajson Fjuri, por, kështu si qëndrojnë punët, ka shumë mundësi që Xhoshua t’i japë shans për revansh Kliçkos, sikurse përcaktohet edhe në marrëveshjen përkatëse mes tyre.
“Jam i sigurt se Kliçko dëshiron që të hakmerret. Xhoshua nuk ka asgjë kundër një ndeshjeje të re, ndërsa unë jam i bindur se ai, përsëri, do të fitojë. Sidoqoftë, ne po shqyrtojmë datat e mundshme të një metçi tjetër mes tyre dhe një nga opsionet është fundi i tetorit në stadiumin e Kardifit, pasi, në nëntor, ai (stadiumi) do të jetë i zënë për ndeshjet e regbisë. Por, edhe në rast se ne nuk biem dakord për këtë vend, në lojë janë edhe Las Vegasi dhe edhe Dubai, madje edhe Kina”, deklaroi promotori i Xhoshuas, Edi Hern.
Sfidanti.al