Skandal në Greqi: Trajneri i PAOK-ut goditet me kanoçe birre në kokë!

Një turp të madh dhe momente huliganizmi po përjeton futbolli grek, pasi, në ndeshjen e fazës play off të Superligës së Greqisë mes Panathinaikosit dhe PAOK-ut, në Athinë, trajneri i ekipit vizitor nga Selaniku, serbi Vladimir Iviç, u godit me një kanoçe birre në kokë, mu në mes të ndeshjes! Iviçi, menjëherë, u transportua për në spital, ndërsa ndeshja u ndërpre me një procedurë të përshpejtuar.

Edhe një ditë më vonë, trajneri Iviç vazhdon që të jetë në spital, ndërkohë që futbollin grek e kërcënojnë dënime të reja, ndoshta, edhe izolimi. Ndeshja e lartpërmendur u ndërpre në min. e 54-të, kur ekipi athinjot udhëhiqte me rezultatin 1-0. Vetëm para më pak se një muaj, incidente të mëdhenj ndodhën në finalen e Kupës së Greqisë mes PAOK-ut dhe AEK-ut.

Sfidanti.al