Në Nion të Zvicrës u hodh shorti i Konferencë Ligë për fazën e Play off. Ekipet shqiptare u njohën me kundërshtarët e mundshëm, nëse kalojnë turin e 3-të kualifikues të këtij kompeticioni. Kampionët e Shqipërisë, Egnatia, nëse eleminon Olimpjan e Ljubljanës, do të sfidojë në Plej of fituesin e çiftit Linkoln Reds Imps-Noah. Një short i pranueshëm për ekipin e Tetovës, pasi bëhet fjalë për rival nga Gjibraltari ose Armenia. Dinamo e Ilir Dajës, nëse thyen Hajdukun e Split, në fazën tjetër gjen ose polakët e Jagiellonias ose danezët e Silkeborg. Faza Plej Of e Konferencë Ligë luan ndeshjet e saj me 21 gusht dhe 28 gusht.
sfidanti.al