E ardhmja e Kristjan Asllanit është në udhëkryq. Interi është në pritje të ofertave për mesfushorin shqiptar, ndërsa për të lënë të lirë lojtarin kuqezi kërkon hiç më pak se 15-20 milionë euro. Ai ka shprehur dëshirën e tij për të qëndruar në Itali, duke refuzuar kështu mundësinë e kalimit në Sevilla te Betis. Së fundmi, kanë dalë të reja të rëndësishme. Asllani është i hapur për të firmosur me Parmën, ndërsa në Milano do vinte mbrojtësi Giovanni Leoni si pjesë e marrëveshjes. Natyrisht, nuk bëhet fjalë për shkëmbim kokë më kokë, pasi Interi në këtë rast duhet të shtojë disa para. 23-vjeçari Asllani e sheh veten larg Milanos pas 3 sezonesh në “San Siro”, me shpresën se do të mund të gjejë një skuadër në të cilën do merrte rolin e protagonistit. Me fanellën e Interit, Asllani numëron mbi 60 ndeshje, përfshirë këtu edhe ato që i ka nisur nga stoli.
sfidanti.al