Chelsea gjen zgjidhjen për Brojën

E ardhmja e Armando Brojës duket gjithnjë e më larg Chelsea-t. Pas dy sezonesh me dëmtime dhe huazime të pasuksesshme te Fulham dhe Everton, sulmuesi shqiptar është i vendosur të largohet përfundimisht gjatë kësaj vere.

Ajax është një nga klubet e interesuar për Brojën dhe Chelsea po mendon ta përfshijë në një marrëveshje shkëmbimi për Jorrel Hato, mbrojtësin 18-vjeçar që kërkohet edhe nga Liverpool e Arsenal.

Londinezët e vlerësojnë Brojën me 20 milionë paund, çka mund të shërbejë për të ulur ndjeshëm çmimin e kërkuar prej 40 milionësh për Haton. Klubi anglez nuk e sheh Brojën si pjesë të planeve afatgjata, sidomos pas afrimit të Liam Delap.

Për vetë Brojën, kalimi në një klub si Ajax do të ishte një hap i rëndësishëm për rikthimin në formën e mëparshme. Opsioni i shkëmbimit shihet si i favorshëm për të dyja palët.

sfidanti.al