Milani dhe Granit Xhaka kanë arritur marrëveshje për transferimin e mesfushorit të Bayer Leverkusen. Kuqezinjtë janë gati të paguajnë rreth 10 milionë euro për kartonin e 32-vjeçarit, me një kontratë trevjeçare prej 4 milionë euro në sezon plus bonuse. Xhaka ka pranuar kushtet, por mbetet ende për t’u mbyllur marrëveshja me klubin gjerman, që po përjeton një fazë të gjerë ndryshimesh, pas largimeve të Wirtz, Frimpong dhe Tah. Edhe pse sezoni i fundit i Xhakës nuk ishte në nivelin e vitit të parë te Leverkusen, ai ka qenë konstant me 33 paraqitje në 34 ndeshje të Bundesligës. Tani ai është gati të punojë me Max Allegri në një mesfushë ku do të zëvendësojë Reijnders dhe të ketë si bashkëlojtar Luka Modric. Finalizimi i marrëveshjes pritet brenda pak ditësh.
