“Luftë” për Shpëtim Duron, e duan dy ekipet e Superiores

Shpëtim Duro mund të rikthehet në drejtimin e një skuadre në Superiore. Sipas raportimeve të fundit, thuhet se Flamurtari dhe Teuta synojnë ta ulin në stol. Dy ekipet janë në kërkim të një trajneri dhe tekniku kryeqytetas pëlqehet shumë. Skuadra e fundit që ka drejtuar 65-vjeçari është Suhareka dhe prej disa muajsh është i papunë. Teuta dhe Flamurtari do të “luftojnë” mes tyre për të siguruar shërbimet e trajnerit kryeqytetas dhe mbetet të shihet se cila do ta fitojë “duelin” e parë sezonal mes tyre, këtë herë në merkato.

sfidanti.al