Esat Mala vazhdon te Anglia

Esat Mala do të mbetet te Vllaznia për të paktën edhe një sezon. Klubi shkodran ka njoftuar rinovimin e kontratës me futbollistin. Mala do të luajë për kuqeblutë për të katërtin sezon radhazi, aty ku është kthyer në një pikë kyçe për formacionin. “KF Vllaznia ka kënaqësinë të njoftojë se rrugëtimi ynë i përbashkët me futbollistin Esat Mala do të vijojë edhe për të katërtin sezon radhazi. Lojtari dhe drejtuesit e klubit kanë arritur akordin që bashkëpunimi të vijojë edhe për një sezon tjetër. Sa më shumë suksese me fanellën kuqeblu”, shkruan Vllaznia.

sfidanti.al