Flamurtari pritet të pësojë ndryshime të shumta në merkato. Vlonjatët u rikthyen në Superiore pas disa viteve pritje dhe duan të krijojnë një skuadër konkurruese. Një nga afrimet mund të jetë portieri i Kombëtares, Elhan Kastrati. Sipas raportimeve të fundit, thuhet se kuqezinjtë i kanë bërë ofertë konkrete lojtarit, i cili është pjesë e Citadella-s. Klubi italian ra nga Serie B dhe sezonin e ardhshëm do të luajë në Serie C. Pikërisht kjo mund të jetë një arsye, që do të detyronte Kastratin që të largohej nga ekipi aktual, për të nisur një aventurë të re në Superiore. 29-vjeçari e ka nisur karrierën e tij te Teuta, për të luajtur më pas me Curi Juniores, Pescara, Piacenza, Trapani dhe së fundmi Cittadella. Kastrati ka zënë vend stabël edhe në Kombëtare, duke qenë prej kohësh njëri prej 3 portierëve që ftohen te kuqezinjtë.
sfidanti.al