Tijjani Reijnders është zyrtarisht një lojtar i Manchester City-t. Milani dhe klubi anglez kanë zyrtarizuar transferimin e tij. Marrëveshja përfundimtare kap vlerën totale prej 70 milionë euro dhe bëhet shitja më e shtrenjtë në historinë e Milanit, duke thyer rekordin e Kaka, që u shit për 67 milionë euro te Real Madrid në vitin 2009. Mesfushori 26-vjeçar holandez do t’i bashkohet ekipit anglez menjëherë para nisjes së Botërorit të Klubeve. Ai zëvendëson Kevin De Bruyne, i cili pritet të transferohet te Napoli. Reijnders vjen pas dy sezonesh te Milani dhe është shpallur mesfushori më i mirë i Serie A për sezonin 2024/2025. Në sezonin e fundit ka shënuar 15 gola në 54 ndeshje. Blerja e Reijnders përfaqëson një tjetër lëvizje të rëndësishme nga Manchester City në merkaton e verës. Lojtari ka deklaruar se ëndrra e tij ka qenë të luajë në Premier League.
sfidanti.al