Leroy Sane do të vazhdojë karrierën te Galatasaray. Sulmuesi gjerman, ka vendosur të largohet nga Bayern Munich dhe do të luajë në Turqi. Sipas ekspertit të merkatos, Fabrizio Romano, Galatasaray ka arritur marrëveshjen me Sane, i cili do të nënshkruajë kontratë trevjeçare. Futbollisti 29-vjeçar pritet të udhëtojë drejt Stambollit, për t’iu nënshtruar vizitave mjekësore. Njoftimi zyrtar pritet të vijë në ditët e ardhshme, pasi të jenë mbyllur të gjitha procedurat.
sfidanti.al