Formula 1 në Spanjë; Hamilton fitore me forcë dhe strategji ndaj Vettel

Është Lewis Hamilton fituesi i Çmimit të Madh të Spanjës në botërorin e Formula 1. Piloti britanik mori një fitore me forcë duke mposhtur kundërshtarin e tij Sebastian Vettel në një garë vërtet emocionuese. Ishte ky suksesi i 55 në karrierë për Hamilton që gjithsesi edhe në përfundim të kësaj gare vazhdon të qëndrojë pas gjermanit, por këtë radhë diferenca me të është vetëm 6 pikë. Starti i garës ishte perfekt për Sebastian Vettel që arriti t’i marrë shumë shpejt vendin e parë britanikut të Mercedes që e nisi këtë Çmim të Madh nga pole positiiion. Gjermani i mori menjëherë 2.2 sekonda rivalit të tij, ndërkohë që pas tyre u bë një lëmsh i vërtetë. Në kthesën e parë, Kimi Raikkonen pasi u prek nga Bottas, u përplas me Verstappen duke u detyruar të braktisë garën, ndërkohë që të njëjtën gjë e bëri edhe holandezi. Ndërkaq, në krye të garës Vettel po tregonte autoritetin e tij. Më pas u erdhi radha startegjive në pistë nëpërmjet pit stopeve. Kulmi I garës ishte në momentin kur vettel bëri hyrjen e duytë në bokse në një momentkur diferenca me Hamilton ishte mbi 20 sekonda. Gjermani arriti të dalë nga pit stopet përpara britanikut, por nuk e mbajti dhe për shumë kohë këtë vend. Hamilton bëri sulmin e fundit ndaj vettel duke shfrytëzzuar mjaft mirë avantazhin e gomave. Në këtë pikë, vettel e pati pothuajse të pamundur që të rivalizonte me Hamilton duke pranuar verdiktin e garës që pa nbritanikun si fitues, ndërkohë që gjermani doli i dytë. Podiumin e plotëson Daniel Ricciardo i Red bull, podiumi i tij i parë për këtë vit dhe i 19 në karriere. U zhgënjye në këtë garë edhe valtteri bottas i cili në xhiron e 39 u detyrua të tërhiqej për shkak të problemeve në makinë.

sfidanti.al