Ronaldo më në formë se kurrë, Reali shpreson dy titujt

Që prej vitit 1958 Reali i Madridit nuk ia ka dalë të fitojë njëkohësisht edhe kampionatin spanjoll edhe Championsin. Edhe pse kjo nuk e ka penguar aspak që të jetë rekordmen në të dyja garat, sërish klubi spanjoll do të donte që kjo të përsëritej, ndërsa Barcelona e ka bërë në 2006, 2009, 2011 dhe 2015. Një nga “armët” më të forta të trajnerit Zidan për t’ia dalë është padyshim Kristiano Ronaldo, i cili ka mbërritur në “sprintin final” të sezonit në formën më të mirë të mundshme.

Zidan, pasi e la disa herë në stol portugezin, ka planifikuar që ai t’i luajë të 3 ndeshjet e mbetura në La Liga, dhe natyrisht edhe finalen e Championsit në 3 qershor ndaj Juventusit. Për herë të parë pas shumë vitesh, numri 7 ka qenë në fushë kaq pak herë, me vetëm 26 takime në kampionat. Hera e fundit që ai luajti më pak, ishte në 2003 kur ishte ende tek Sportingu. Kjo i ka kursyer energjitë dhe e ka lejuar të jetë vendimtar atëherë kur duhet. E tregoi me 5 golat ndaj Bajernit dhe 3 kundër Atletikos në Ligën e Kampionëve. Ky sezon duket krejt i kundërt me ata të fundit, pasi në 2014 e 2016, Ronaldo arriti shumë i lodhur në finalet e Championsit, edhe pse Reali i fitoi.

Sfidanti.al