Premier League është rikthyer sërish në nivele të larta në Evropë, kjo falë dy ekipeve si Man.United dhe Tottenham të cilat janë shumë pranë arritjes një finaleje e gjitha angleze në Europa League. United dhe Tottenham janë totalisht jashtë garë në Premier League, janë jashtë zonës euro, por nëse këto dy ekipet do të shkojnë në finalen e Europa League, atëherë Premier League do të përfaqësohet sezonin e ardhshëm në Champions me plot 6 ekipe. Fal koeficientit në renditjen e UEFA-s, Anglia ka siguruar prej kohësh 5 vende në Champions, por në turneun më të rëndësishëm në rang klubesh shkon edhe fituesi i Europa League.
sfidanti.al