Inter zhvilloi një ndeshje të madhe përballë Barcelonës, jo vetëm që dolën të pamposhtur, por u larguan edhe me pak mllef në një kohë kur nuk arritën të ruanin avantazhin e dyfishtë, ndërsa iu anulua edhe një gol për disa milimetra. Nga të paktët lojtarë që nuk arriti të linte gjurmë në këtë takim ishte kapiteni Lautaro Martinez. “Demi” pësoi një tërheqje muskulore në kofshën e majtë çka e detyroi të “parkonte në bokse” pas me fillimin e pjesës së dytë. Gjendja e Martinez është e gjitha për t’u vlerësuar pasi kapiteni rrezikon ndjeshëm edhe ndeshjen e kthimit, të martën në “San Siro”. Ndjesitë nuk janë pozitive që Martinez t’ia dalë, por stafi mjekësor do të bëjë gjithçka që “bomberi” argjentinas të jetë të paktën në bankinë.
sfidanti.al