Volejbollistet e Skënderbeut pësuan aksident në Qafë-Thanë

Në vend të emocionit të një finaleje të madhe, vajzat e Skënderbeut përjetuan një makth. Teksa udhëtonin drejt Tiranës për të zhvilluar finalen e dytë ndaj Tiranës, autobusi i ekipit korçar u përfshi në një aksident të rëndë në Qafë Thanë, duke tronditur të gjithë ambientin sportiv. Mes panikut dhe frikës, volejbollistet Malaj dhe Mehmeti, si dhe trajneri Orlando Koja, mbetën të lënduar, duke pësuar dëmtime në shpatull. Ato u transportuan me urgjencë në Spitalin e Prrenjasit, ku po marrin ndihmën e parë mjekësore. Në këto momente të vështira, e gjithë vëmendja është te gjendja shëndetësore e tyre, ndërsa fati i ndeshjes së shumëpritur është sqaruar nga Federata Shqiptare e Volejbollit, që ka reaguar shpejt për ngjarjen e frikshme. Finalja që pritej të ishte një festë sportive, tani është kthyer në një ditë ankthi dhe lutjesh për shërimin e shpejtë të vajzave të lënduara nga aksidenti automobilistik.

 

sfidanti.al