Ermir Rashica shënoi golin e tij të parë për ekipin Metalist në Ukrainë, aty ku u transferua në merkaton e dimrit nga Skënderbeu.
Sulmuesi i Shpresave të Shqipërisë kontribuoi në fitoren e thellë 4-0 të skuadrës së tij ndaj Ahrobiznes në kampionatin ukrainas.
Rashica realizoi në minutën e 35-të të ndeshjes, duke përfituar nga një situatë e ngatërruar brenda zonës së kundërshtarit, për ta dërguar topin në rrjetë.
Ky është goli i tij i parë në katër ndeshje të luajtura me Metalist, ku përveç këtij realizimi, 21-vjeçari është shfaqur aktiv edhe në sfidat e tjera. Në ndeshjen e kaluar, Rashica provoi të shënonte duke detyruar mbrojtësin kundërshtar të shënonte autogol, ndërsa gjithashtu fitoi një penallti për skuadrën e tij.
sfidanti.al