Festë në FSHF ! VAR-i zbret nga furgoni, ngjitet në “parajsë”..

Ka plasur festa në FSHF sepse më në fund ia gjetën shtëpinë dhe kokën  e vërtetë sistemit Var.Sa budallenj paskeni qënë!   Kur lindi VAR-i në furgon, edhe atëherë bëmë festë se si teknologjia në “barkun” e një makine do të pastronte ..barkun e futbollit nga sëmundjet e brendshme.

Edhe sot jemi prapë në festë, sepse shpëtuam nga furgoni, futbolli nuk do të paguaj më biletën e furgonit sepse do të katapultohet drejt e  në zyrat e FSHF-së. Është aq e madhe shtëpia e futbollit, sa VAR-i do të ketë një dyzinë me  dhoma dhe do të dehet nga teknologjia e re.

Edhe në planin ekonomik, largimi nga furgoni dhe ngjitja në  “tempull”,  thonë se do të sjellë fitime të mëdha. Një anketodë e  fundit zbulon  se “futbolli i furgonit”  paguante edhe  faturë të shtrenjtë të telefonit sepse  varistët , pra njerëzit e VAR-it, merrnin në telefon shefat , shefat mezi e kapnin celularin dhe populli i futbollit, aq sa ka mbetur, priste me minuta të tëra nëse vendimi qe do te vinte do të ishte ..djalë apo vajzë !?

Sfidanti.al