Milan arriti të presë biletën në finale të Kupës së Italisë, pasi mposhti në një derbi të dominuar nga fillimi në fund rivalët e qytetit Interin. Sukses i merituar ky për ekipin e drejtuar nga Sergio Coincecao, që do të tentojë trofeun e dytë sezonal pas triumfit në Superkupën e Italisë.
Por mbrëmjen e 14 Majit, kuqezinjtë do të ndeshen me Bolognën, një rival aspak komod, duke ditur edhe formën tepër të mirë që po kalon skuadra kuqeblu. Por sipas të përditshmes italiane Corriere dello Sport, fitorja hipotetika e Kupës së Italisë mund të mos shërbejë që tekniku portugez Coincecao të vijojë të jetë në krye të stolit të “Djallit”.
Bashkëpunimi mes teknikut portugez dhe klubit milanez do të përfundojë pavarësisht rezultatit që do të prodhojë finalja ndaj Bolognës. Një aventurë e shkurtër kjo për Coincecaon, që gjithsesi në rast suksesi mbrëmjen e 14 Majit në Olimpico, do të bëhet tekniku i parë i Milanit që do të arrinte të fitonte dy trofe brenda një sezoni, pas Ancelottit në sezonin 2006-2007, ku arriti të fitonte Champions dhe Kupën e Italisë. Sigurisht nëse ky lajm do të konfirmohet, drejtuesit e Milanit duhet të nisin të mendojnë edhe për pasusesin e tij në krye të stolit, për të nisur ndërtimin e skuadrës sa më parë për sezonin e ardhshëm.
sfidanti.al