Pas më shumë se një dekade të mbushur me suksese të jashtëzakonshme dhe momente që do të mbeten të paharrueshme në historinë e futbollit anglez, Jamie Vardy ka njoftuar largimin nga Leicester City në fund të këtij sezoni.
Karriera e Vardy përfaqëson një histori të rrallë dhe frymëzuese. Ai iu bashkua Leicester në vitin 2012 nga ekipi modest i Fleetwood Town, për një shumë modeste prej vetëm 1 milion paund. Në atë kohë, Vardy ishte një emër i panjohur në skenën e futbollit elitar, por brenda pak vitesh ai u shndërrua në simbolin e suksesit më të pabesueshëm në historinë moderne të Premier Leagues.
Ngjitja e tij nga liga e pestë në futbollin anglez deri në fitimin e titullit të kampionit me Leicesterin në sezonin 2015-16 është një përrallë e vërtetë. Me 24 gola në atë sezon, përfshirë një rekord të ri të Premier Leagues me 11 ndeshje radhazi ku shënoi, Vardy luajti një rol të madh.
Gjatë 13 viteve të tij në “King Power”, Vardy ndihmoi klubin të fitonte për herë të parë në histori Premier League dhe më pas Kupën e Federatës në vitin 2021. Ai fitoi gjithashtu “Këpucën e Artë” në sezonin 2019-20 dhe u bë një nga sulmuesit më të vlerësuar në Evropë për stilin e tij të lojës, shpërthimin e papritur dhe instinktin për golin.
Por largimi i tij vjen në një moment të vështirë për klubin dhe për vetë Vadrdin. Leicester tashmë është rrëzuar nga Premier Liga për herë të dytë brenda pak vitesh, një sezon që vetë Vardi e ka përshkruar si “turp total” dhe një “katrahurë” për klubin.
sfidanti.al