Bologna thyen Inter në frymën e fundit, me një magji të Riccardo Orsolinit. Në Dall’Ara përfundoi cdo gjë me shifrat 1-0, me Napolin që barazon me pikë zikaltrit në renditje. Ndeshja ishte shumë e dyluftuar, sidomos gjatë fraksionit të parë, teksa si Bologna po ashtu edhe Inter guxuan shumë pak për të vendosur kundërshtarin në rrezik. Në pjesën e dytë loja u bë më e shpejtë, ku të dyja skuadrat kërkuan golin e avantazhit.Tensioni u rrit ndjeshëm aq sa, Italiano tekniku i Bolognës si dhe Farris asistenti i Inzaghit u larguan nga gjyqtari kryesor pas një debati me njëri tjetrin. Bologna insistoi deri në fund, insistim i cili u shpërblye me sukses vetëm në kohën shtesë, teksa me një roveshatë, Orsolini e con topin në rrjetë, duke i dhënë Bolognës një fitore shumë të rëndësishme.
sfidanti.al