Tirana pësoi disfatë 1-0 ndaj Teutës në javën e parafundit të Superiores, duke bërë që qëndrimi në elitë tashmë të mos jetë në dorën e tyre. Në “Arenën Kombëtare” rasti i parë serioz do vinte pas çerek ore lojë. Një top i fortë në zonë kalon gjithë pasqyrën e portës por nuk është askush aty për të dërguar topin në rrjetë. Pak më vonë, bardheblutë kërkuan të përfitojnë nga një rrëmujë në zonë me Zharmuni e Soler, por prapavija kundërshtare ishte e vëmendshme. 5 minuta nga fundi i pjesës së parë, Ndreca vendosi në provë Tafas, e menjëhershme përgjigja e portierit. Fraksioni i dytë ishte mjaft i luftuar, Bajrovic fitoi penallti pasi u pengua në zonë.
Zharmuni nuk u tregua i saktë nga pika e bardhë, me portierin që kuptoi gjithçka. Durrsakët do ndëshkonin Tiranën me anë të Beshiraj, i cili me një goditje të bukur “përshëndeti” rrjetën. Me këtë fitore, Teuta siguron qëndrimin në elitë. Një javë nga fundi, vetëm matematika mban në Tiranën, pozicionohet në vendin e nëntë me 36 pikë, 2 pikë më pak se Skënderbeu i vendit të tetë. Në ndeshjet e tjera, barazim 1-1 i Elbasanit me Vllazninë, Bylis kaloi 1-0 Partizanin, Skënderbeu barazoi pa gola me Egnatian, ndërsa Laçi mundi 1-0 Dinamon.
sfidanti.al