Komisioni i Disiplinës dhe Etikës pasi u njoh me relacionin e Sekretariatit Teknik, korrespondencën me Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës lidhur me aktet e dhunës në ndeshjen e kampionatit “Abissnet Superiore” KF Egnatia – FK Partizani, të zhvilluar më datë 03.04.2025, ora 19:00, në stadiumin ‘Arena Egnatia’, ku janë konstatuar shkelje të parashikimeve ligjore të nenit 48 e vijues të Ligjit 79/2017 “Për Sportin” si dhe pasi shqyrtoi dokumentacionin e paraqitur dhe diskutoi çështjet në tërësi duke u bazuar në nenin 59 e vijues të KDE
Të ndalojë hyrjen në stadiumet e futbollit të Republikës së Shqipërisë ku zhvillohen veprimtari të organizuara nga FSHF për një periudhë të pakufizuar kohe personave të më poshtëm:
- Redon Kujtim Dine
- Joneld Dionis Jeshili
Në bazë të Nenit 7 të KDE, udhëzohen të gjithë anëtarët e FSHF të cilët kanë nën administrim stadiume futbolli, të garantojnë zbatimin e këtij vendimi.
Një kopje e këtij vendimi t’i përcillet Policisë së Shtetit.
sfidanti.al