Alvaro Morata refuzon paratë e Kinës; spanjoll preferon Chelsean

Klubet kineze mundohen të tundojnë edhe Alvaro Moratën. Sipas asaj që publikohet te e përditshmja spanjolle ‘Marca’, në drejtim të sulmuesit spanjoll të Realit të Madridit ka ardhur një ofertë për flet për një kontratë 5-vjeçare me një pagë prej 175 milionë Euro që do të thotë 35 milionë Euro në sezon. Një ofertë kjo që do të kishte vënë në dilemë gjithkënd, por jo Moratën.  Gjithnjë  sipas ‘Marc a’, Morata falenderoi klubet e iteresuar për të dhe e refuzoi këtë ofertë, pasi në moshën 24 vjecare ai dëshiron të jetë protagonist në evenimentet më të rëndësishmë sic është  Liga e Kampioneve. Në të vërtetë nuk mungojnë klubet e rëndësishme të kontinentit të vjetër që janë vënë në gjurmët e tij. Dy pretendentët kryesorë që kërkojnë shërbimin e tij janë Manchester United dhe Chelsea, ndërkohë që së fundmi ka shfaqur interesin e tij edhe Milani. Por në Spanjë janë të sigurt se zgjedhja e Moratës do të jetë Chelsea ku ai do të zëvendësojë Diego Costën që nuk  diti t’u rezistojë  ofertave marramendëse nga Lindja e Largët. Për më tepër, Morata duket se ka gjetur edhe shtëpui në Londër ku do të jetojë me të fejuarën e tij Alice. Tani topi kalon në fushën e Abramovich i cili duhet të nisë bisedimet me Perez që është gati të lejojë largimin e Moratës për 60 milionë Euro.

sfidanti.al