Holanda ‘falet’ sërish te Advokaat; 69 vjeçari do drejtojë ‘Tulipanët’ për herë të tretë

Dick Advokaat do të ulet në stolin e përfaqësueses holandeze deri në përfundim të eliminatoreve të Botërorit 2018. Federata Holandeze e Futbollit e konfirmoi lajmin nëpërmjet një konference për shtyp të drejtuesve të saj të cilët bënë të ditur se ndihmësi i Advokaat në pankinën holandeze do të jetë pikërisht Ruud Gullit. Në të njëjtën kohë ata theksuan se kontrata e nënshkruar nga 69 vjeçari ka si opsion rinovimin e saj në  rast se ai do të mund ta kualifikojë Holandën në fazën finale të Botërorit të Rusisë . Për Advokkat kjo do të jetë hera e tretë që ulet në pankinën  e Holandës. Më parë ai e ka bërë këtë në periudhën 1992-1994 dhe në 2002-2004. Holanda është në Grupin A të eliminatoreve dhe pozicionohet në vendin e katërt me 7 pikë pas 5 ndeshjeve, ndërkohë që në krye është Franca me 13 pikë.

sfidanti.al