Kristaps Porzingis është një yll i shkëlqyer i NBA-së, ndërsa Nejmar një yll i madh i futbollit europian. Letonezi i basketbollit bleu një biletë dhe u ndodh në “Kamp Nou” për të ndjekur takimin e Barcelonës ndaj Vijarrealit, duke shfrytëzuar fundin e sezonit të tij në NBA, pasi Nju Jorku nuk është në plej of. Me siguri, ai u kënaq nga Mesi, Suarez apo Nejmar, sidomos me veprimin e nivelit të lartë teknik të Nejmarit në pjesën e dytë.
Pas ndeshjes, braziliani dhe letonezi u takuan në koridoret e “Kamp Nout” dhe ndërruan fanelat. Natyrisht, nuk mund t’i vishnin, pasi Porzingisit nuk i bënet ajo e Nejmarit, ndërsa brazilianit do t’i rrinte si fustan bluza e basketbollistit. Zgjidhja ishte të pozonin duke shpalosur fanelat e njëri-tjetrit.
Sfidanti.al