Kur bën shaka pa kripë Bylisi me lojën në fushë , kujtonim batutën e hershme me “Estradën e Ballshit”, por kur bën shaka Tirana pse nuk na kujtohet “Estrada e Tiranës”?! Cili është “humori” i fundit i Tiranës? Pikante ! Do të ankohen në UEFA për arbitrat, madje ky arbitri i fundit, Shahini, ishte më rekordmeni për “miopi”. Kaq keq shikonte , sa dukej si i kishte mbetur aq shikim sa për t’ia futur Tiranës…
Po tek cila zyrë tamam, do të ankohen në UEFA? Do të ankohen tek Armando zv. President i UEFA-s, për Armandon president i FSHF-pulari që i dha topit formën e vezës dhe vartësve formën e pulës, që ka tredhur arbitrat dhe nga bilbili i tyre derdhet vetem muzikë funebre. Sidomos për Tiranën!
Sikur të kishte “shekspir” edhe futbolli! Nga dashuria e madhe, kur presidenti Duka e mbante me para në të zezë Tiranën dhe presidentin Halili, erdhi momenti i tradhëtisë së madhe. Pasi ia shkulën stadiumin , duan t’i marrin edhe shpirtin në fushë. Dhe kujt? Një ekipi për të cilin thuhej se ka ..7 shpirtra ! Dhe si për ironi të fatit, disi nga “shpirtërat” bardheblu , tani janë bashkëpunëtorë të afërt të Dukës ..
Sfidanti.al