Çohu nga gjumi Elbasan! Kur pëson gol.. i duket  si zile!

Nuk merren vesh oraret e gjumit në futbollin e sotëm! Disa ekipe i zë gjumi me vonesë, nga fundi i ndeshjes, disa të tjerë dalin në fushë qysh në start disi të përgjumur. Rasti ynë është me ekipet që janë në “gjumë akoma”, kur ka filluar ndeshja. Fjala është për ekipin e Elbasanit që pëson gola, madje u bëkan 10 raste, në 30 minutat e para. Me humor thuhet se vetëm kur pëson gol, i duket sikur bie zilja e zgjimit …

Vite më parë , kur Murinjo ishte trajner i Realit,  ndodhi një dialog i këndshëm me Benzema. Sulmuesit e Realit, Ronaldo dhe Benzema po bënin stërvitje në seancën e mëngjesit  dhe nuk po reagonin njëlloj. Në një moment, Murinjo i thotë Benzemas :

-Benzema, akoma je duke fjetur edhe pse ke dalë në strëvitje…

Kurse “gjumashi ynë” nuk është thjesht një sulmues, por një ekip i tërë. Mirë kur ishte trajneri italian Bordin që pësonin gola sapo këndonte “gjeli i mëngjesit” , por edhe me trajnerin Gvozdenoviç  ekipi duket sikur po tollovitet në ndonjë ëndërr…

Sfidanti.al