Ish-kapiteni i Liverpool-it, Steven Gerrard, ka vendosur të largohet nga posti i trajnerit të Al-Ettifaq pas 18 muajsh në detyrë. “Klubi i Futbollit Al-Ettifaq dhe Steven Gerrard kanë rënë dakord për ndarje”, thuhet në një deklaratë të klubit. Gerrard, në krye që nga vera e vitit 2023, kishte zgjatur kontratën e tij vitin e kaluar deri në vitin 2027. “Futbolli është i paparashikueshëm dhe ndonjëherë gjërat nuk shkojnë siç do të donim”, tha ish-menaxheri i Rangers dhe Aston Villa. Më pëlqeu të punoja në një vend të ri, me një kulturë tjetër”. Ish-mesfushori anglez ishte në stol për 59 ndeshje për klubin saudit, por fitoi vetëm 23 prej tyre. Këtë sezon ai ka regjistruar tetë humbje në 17 ndeshje dhe vetëm pesë fitore në ligë.
sfidanti.al