Vinicius Junior ishte një nga emrat më të lakuar vitin e shkuar, jo më shumë për klasin e golat e realizuar nga ai në fushën e blertë me fanellën e “Los Blancos”, por për zhurmën që shkaktoi mosdeënia e Topit të Artë atij, por spanjollit Rodri. Megjithatë, sulmuesi Brazilian arritit të merrte çminin e lojtarit më të mira nga FIFA, një trofe ngushëllues, pas një super sezoni si protagonist që Vini Jr zhvilloi me fanellën e “Los Blancos”. Megjithatë forma e mirë që po kalon Vinicius duket se ka zgjuar dëshirat më të çmendura dhe ëndrimtare të sheikëve arab. Ditën e sotme e përditshmja spanjolle “AS” ka publikuar lajmin, se në Arabi po projektiohet një mega ofertë, jashtë logjikës financiare dhe asaj ç’ka jemi mësuar të shohim në botën e futbollit. Presidenti i federatës arabe të futbollit ka kohë që përflet se në kampionatin vendas duke nisur nga vera e ardhshme do të afrohen lojtar të rëndësishëm nga Evropa, për të shtuar cilësinë e për ta bërë akoma më të shikuar atë. “AS” theksoi se për momentin Al Hilal dhe Al Nassr mund të jenë dy skuadrat në gjendje për të afruar Vinicius Jr në Arabi. Po për çfarë shifrat bëhet fjalë se kjo tratativë mud të realizohet? Prestigjozja “AS” thekson se kjo do të ishte tratativa më e kushtueshme në historinë e transferimeve, kjo pasi do të thyej rekordi I transferimit të Neymar nga Barcelona tek PSG, për vlerën e 222 mln euro, pasi për Vinicius flitet se do të shpenzohen 300 mln euro. Por jo vetëm kaq, ajo që “trondit” botën e futbollit është paga që do të përfitojë braziliani. Plotë 1 bilion euro e ndarë në 5 vite, pram ë saktë 200 mln euro në sezon, duke e bërë kështu Viniciusin lojtarin më të paguar të historisë. Për momentin sigurisht këto janë vetëm zëra, pasi Vinicius është shprehur në më shumë se sa 1 rast se ndjehet mire në Madrid. Por paratë mund të tundojnë këdo, aq më tepër futbollistët. Verën e ardhshme do të kuptojmë më mire nëse bëhet fjalë vetëm për një çmenduri arabe, apo nëse sheikët do ta kenë seriozisht transferimin e “yllit” madrilen në kampionatin arab.
sfidanti.al