Vendimi i Këshillit Superior të Sportit i cili lejoi (përkohësisht) Dani Olmo dhe Pau Victor të riktheheshin për të luajtur për Barcelonën ndezi zemërimin e klubeve të tjera, të drejtuara nga Atletico Madrid, Valencia dhe Espanyol. “Vendimi paraqet një kërcënim për integritetin e garës”, deklarojnë tre klubet në kor me njoftime për shtyp. Në këmbë është edhe Liga, që vendosi t’i drejtohej drejtësisë në përpjekje për të rrëzuar vendimin e CSD-së. Por jo vetëm kaq, duke qenë se çështja është bërë edhe politike, pasi Partia Popullore (PP) regjistroi zyrtarisht një sërë pyetjesh në mënyrë që qeveria t’i përgjigjet në parlament asaj që ka vendosur CSD, përmes ministres së Arsimit dhe Sportit, María del Pilar Alegria Continente. Sipas Partisë Popullore, ky është një vendim i paprecedentë që imponohet me kriterin e Federatës Spanjolle të Futbollit dhe La Liga-s, bazuar vetëm në nenin 27 të Ligjit të Sporteve që ka të bëjë me karrierën profesionale të sportistëve, dhe jo në kërkesat e kontrollit ekonomik apo dispozitat e rregulloreve federale.
sfidanti.al