Shumë zhurmë për asgjë, ose shume zhurmë për 1 pikë. Ndeshja e bujshme në letër Partizani-Kukësi në fushë nuk kishte shumë histori, nuk kishte spektakël, madje me ironikë është fakti se më i fituar doli Skënderbeu sesa palët që u përballën. Nuk ka dyshim se Partizani ishte më i intereresuar se Kukësi për ta fituar ndeshjen, mbajti shumë peshë gjatë gjithë ndeshjes por nuk mjafton vetëm Ekuban për të mundur një rival që e quan aset faktin që nuk ka provuar ende humbjen e parë në kampionat. Edhe pse për Kukësin kjo që ndodhi mund të ketë shijen e preferuar, sidomos për trajnerin Gjoka, ekipi është treguar shumë inferior, pa patur kujdesin për të marrë stafetën e e 90 minutave për ta fituar këtë sfidë.
“ Nuk mbaj mend sa herë erdhi Kukësi në portën tonë gjatë gjithë ndeshjes” – ka thënë Starova në fund të ndeshjes, por kjo nuk mjafton për të justifikuar fundin e një ndeshje, për të cilën Partizani ishte i dënuar ta fitonte. Edhe pse kronika ka qënë në favor të tyre, duke parë “demat” që kërkonin më shumë se kundërshtari i tyre për ta fituar ndeshjen, duket tepër ironik fakti që nga ndeshja më shumë përfituan kampionët e Skënderbeut. Paska qënë iluzion i rremë goli i Kukësit me Dvornekovic në minutën e 21-të që dërgoi ekipin e Gjokës në avantazh, madje fantazia për një ndeshje që kishte “mallkuar’ barazimin u krijua edhe nga barazimi qysh në frymën e parë të pjesës së dytë me anët të Ekubanit në minutën e 46-të. Tani mund të thuhet pa frikë, bile paskemi qënë të gabuar që nuk besuam deklaratën e përbashkët të dy trajnerëve Starova dhe Gjoka kur njëzëshëm thonin se “ po na dridhen këmbët”. Pas asaj që ndodhi,trajnerët ndanë nga 1 pikë, Skënderbeu përfitoi nga frika e rivalëve për të treguar dhëmbët e fituesit , ndërsa tifozët provuan edhe njëherë se ndeshjet e mëdha në letër janë ndryshe kur shkruhen në ..fushë.
Sfidanti.al