Cristiano Ronaldo është një kampion edhe i rrjeteve sociale. Orët e fundit ylli portugez i Realit të Madridit arriti shifrën e 100 mln ndjekësve, i pari sportist që e arrin një shifër të tillë në këtë platformë . 32 vjecari është shumë aktiv në Instagram dhe shpesh ndan me fansat e tij në mbarë botën momente nga jeta e tij personale, por edhe profesionale. Është kjo një mënyrë shumë e mirë për Ronaldon për të qenë sa më pranë fansave të tij duke gjetur kështu mënyrën për t’u treguar dicka nga karakteri i tij apo dhe raportet që ka me të birin Cristiano Ronaldo jr.
sfidanti.al